Përplas nënë e bir dhe largohet, i përmbyset bota kur zbulon identitetin e tyre

Një burrë e gjeti veten të tronditur kur zbuloi se kishte përplasur me makinë bashkëshorten dhe djalin e tij, ndërkohë që ishte në gjendje të dehur. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në provincën kineze të Shandong.

Shoferi, i identifikuar si Zhang, u largua nga vendi i aksidentit, pasi përplasi motorin me të cilin lëvizte gruaja me djalin e tij.

Viktimat u gjetën anës rrugës nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan ambulancën. Sipas policisë lokale, djali u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa nëna e tij ndodhet në kujdes intensiv.

Zhang u ndalua disa orë pas aksidentit të rëndë dhe u dërgua në spital për të parë viktimat e tij. Në pamjet e përcjella nga “The Sun” burri mund të shihet në gjendje të dëshpëruar në momentin që mëson se çfarë ka bërë.

Ai i tha policëve se të tre kishin qenë për darkë tek shtëpia e një të afërmi, por kur u kthyen ai kishte marrë furgonin ndërsa gruaja kishte hipur në skuter, sëbashku me të birin.

Ngjarja ndodhi në një rrugë me ndriçim të keq, ndërsa Zhang ishte gjithashtu në gjendje të dehur.

Ajo që e rëndon edhe më shumë situatën e tij është fakti se u largua nga vendi i ngjarjes dhe se, nëse do të kishte ndaluar, ndoshta djali i tij mund të kishte shpëtuar.

Share With:
Translate »
710 Views