Përse e mban nëna fëmijën në krahun e majtë?

Sapo fëmija fillon të qajë, nëna e merr në krahë, e ngjit në kraharorin e saj dhe ai e ndërpret të qarën. Ajo që vihet re është se nëna e mban foshnjën në krahun e majtë. A e dini përse?

Duke e mbajtur foshnjën në krahun e majtë, ajo e mban atë sa më pranë zemrës. Rrahjet e zemrës së nënës, janë tingujt e parë që foshnja dëgjon para se të lindë. Gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, foshnja i ndjen të rrahurat e zemrës së nënës. Lëngu që rrethon embrionin “Amniosi” ia përcjell atij të rrahurat e zemrës së nënës në mënyrë sistematike.

Në barkun e nënës, embrionit i arrin ushqimi i tretur. Aty ai nuk ndjen as uri, as etje dhe nuk vuan aspak nga ndryshimi i temperatures sepse në barkun e nënës ajo është konstante, as e nxehtë dhe as e ftohtë. Pasi të lindë, ai mund të ndjejë të ftohtin ose të nxehtin, mund të ketë uri ose etje.

Me të lindur dhe me të ardhur në këtë botë, foshnja nuk i dëgjon më rrahjet e zemrës së nënës, të cilat e shoqëruan gjatë periudhës kur ishte në barkun e saj. Prandaj, lidhjet mes rrahjeve të zemrës së nënës, me ndjesinë e qetësisë dhe rehatisë, e bëjnë fëmijën të ketë nostalgji për këtë tingull, i cili i kujton ato ditë të bukura që ka kaluar në barkun e nënës. Nëna, duke e afruar foshnjën e saj pranë zemrës, i kujton atij rehatinë, ngrohtësinë dhe qetësinë.

Share With:
Translate »
835 Views