Përse fëmijët e porsalindur e kanë të ndaluar të pinë ujë?

Të rriturit kanë një nevojë të vazhdueshme për të pirë ujë dhe të jenë të hidratuar, por për fëmijët e sapolindur nuk është kështu. Trupat e tyre nuk janë të zhvilluar mjaftueshëm për të konsumuar ujë. Më poshtë ju sjellim disa nga arsyet pse fëmijët e porsalindur e kanë të ndaluar të pinë ujë sipas ‘The Bright Side’.

Image result for femije te porsalindur

Një i rritur i shëndetshëm është i përbërë afërsisht nga 55-60 % ujë, ndërkohë një fëmijë i sapolindur është i përbërë nga 75 %. Kjo është arsyeja pse ata nuk mund të pinë ujë deri në 6 muaj pasi kanë lindur. Veshkat e tyre janë sa gjysma e madhësisë së veshkave të një të rrituri, prandaj nuk mund të përballojnë qoftë edhe shumë pak ujë. Ato nuk janë aq të zhvilluara sa të mund të filtrojnë ujin. Pra, çdo sasi uji që hyn në trupin e tyre shkon në gjak dhe rritet sasia e tij me rreth 7-8 %. Një arsye tjetër pse nuk mund të pinë ujë është dhe rrezikshmëria e intoksikimit. Është e rëndësishme që nëse fëmija juaj shfaq shenja të intoksikimit ta dërgoni menjëherë në spital, ku doktori do t’i japë disa fluide në formë intravenoze për të rikthyer në nivele normale sodiumin në trupin e fëmijës.

Share With:



163 Views