Përse fëmijët sillen keq kur kanë praninë e nënës?

Për shumë prindër duket e çuditshme për mos të thënë absurde, kur dëgjon nga mësuesit se në shkollë fëmija i tyre sillet si një engjëll. I njëjti fëmijë në shtëpi luan rolin e djallit, jashtë shtëpisë bëhet një engjëll i ëmbël dhe i mirë.
Ndodh që ndoshta e shoqëroni fëmijën tuaj në një parti dhe vendosni të mos largoheni, por të argëtoheni me prindërit e tjerë. Brenda pak sekondash do të vëreni se fëmija juaj kthehet të jetë i njëjti fëmijë që njihni në shtëpi.
Megjithatë, kur nuk jeni aty, bëhen të butë dhe të qetë, siç nuk do të keni mundësi ta imagjinoni. Ky është pikërisht aspekti i sjelljes që u analizua nga një ekip amerikan që donte të kuptonte dhe të identifikonte një përgjigje për këtë fenomen.
Rezultatet e studimit të kryer nga studiuesit në Universitetin e Uashingtonit janë të qarta: fëmijët sillen më keq në praninë e nënës. Hulumtimi tregoi se si ky aspekt i veçantë është më i dukshëm kur fëmija dhe nëna janë në të njëjtën dhomë.
Në këto raste, fëmija bëhet më i keq, kapriçioz, tenton të qajë më lehtë dhe të zvogëlojë më shumë fuqinë prindërore të figurës së nënës, gjë që nuk ndodh kur nëna nuk është e pranishme.
Studimi mori në konsideratë një mostër prej 500 familjesh dhe analizoi disa faktorë si mosbindja, e qara, kapriçot dhe qëndrimet agresive. Testi përfshinte verifikimin e sjelljes së tyre në praninë ose mungesën e nënës.
U zbulua se fëmijët më të vegjël, nga tetë muaj e lart, ishin në gjendje të luanin me qetësi dhe të qëndronin vetëm pa u mërzitur, sapo prindi futej në të njëjtin mjedis me ta, ata ndryshonin krejtësisht dhe bëheshin veçanërisht kapriçioz dhe të pabindur.
Për më tepër, gjatë studimit u vërtetua se fëmijët iu bindën menjëherë një urdhri të dhënë nga dikush që nuk ishte prindi i tyre, ndërsa kur i njëjti urdhër u jepej nga prindi ata përpiqeshin ta anashkalonin.
Këto janë vëzhgime që kërkojnë një përgjigje që lidhet me arsyen pse fëmija para prindit fillon të rebelohet dhe të sillet keq. Dijetarët kanë nënkuptuar se përgjegjëse për këtë sjellje është besimi që fëmija ka te nëna dhe siguria e plotë që ai fiton kur është pranë saj.
Edhe nëse fëmija sillet keq, prindi nuk do ta braktisë kurrë dhe fëmija që e njeh nënën e tij e di mirë këtë: nëse fëmija juaj sillet në këtë mënyrë, është një shenjë se ju keni një marrëdhënie të shkëlqyeshme me të.
Ky është një rezultat disi i paqartë dhe i vështirë për t’u kuptuar, por në fund të fundit aspektet e sjelljes së qenies njerëzore janë aq komplekse sa një studim i thjeshtë që bazohet në vëzhgimin e 500 fëmijëve nuk do të ishte i mjaftueshëm për të nxjerrë përfundime dhe për t’i dhënë përgjigje fenomeneve të tilla të rëndësishme.

Share With:
Translate »
1172 Views