Përse gratë refuzojnë ilaçet qetësuese për dhimbjet gjatë lindjes?

Një numër i madh i grave amerikane po zgjedhin që foshnjat e tyre të vijnë në jetë me më pak ndërhyrje.

Gratë në vendet e zhvilluara që zgjedhin të lindin “natyrshëm” shpesh vlerësohen, duke sugjeruar që kjo përvojë e lindjes është disi më e respektuar nga të tjerat që zgjedhin një lindje çezariane. Anna Smajdor, profesoreshë e filozofisë praktike në Universitetin e Oslos shprehet se: “Është një nder kur tregon se po vuan, dhe se po sakrifikon veten si nënë”.

Smajdor studion se si teknologjia artificiale e mitrës (e njohur edhe si ectogenesis) një ditë mund të ndryshojë qëndrimet tona ndaj shtatzënisë dhe lindjes. Në këtë kontekst, çdo lindje nga një mitër biologjike dhe jo një sintetike mund të konsiderohet e natyrshme. Por për gratë që jetojnë në vitin 2018, të cilat duan të lindin në mënyrë natyrale, zakonisht nënkuptohet lindje vaginale e jo seksionin C dhe nuk marrin drogëra apo ilaçe qetësuese për lehtësimin e dhimbjeve gjatë lindjes.

“Ekziston një spektër mjaft interesant i asaj që gratë do ta identifikojnë si të natyrshme”, thotë Julie Jomeen, profesor i mamive në Universitetin Hull, Angli. “Për disa gra, lindja natyrale nuk do të ketë absolutisht asnjë ndërhyrje drogërash apo ilaçesh. Kjo shpesh nxitet nga një dëshirë për tu siguruar që asgjë nuk do të hyjë në trup që mund të ketë ndonjë efekt mbi foshnjën “.

“Një nxitës i rëndësishëm për gratë është dëshira për të ndierë gjithë përvojën, që të jetë vërtet të lidhura me foshnjën”, shpjegon Jomeen.

Share With:
Translate »
793 Views