Përse nuk duhet t’ia prishni kurrë rutinën të porsalindurit, ja pesë hapat që duhet të ndjekë çdo prind i ri

Të gjithë e kemi një rutinë mëngjesore. Ngrihemi pothuaj në të njëjtin orar çdo ditë. Dikush bën dush, pi kafenë, shkon në palestër ose në punë. Çfarëdo që bëjmë është pothuajse e njëjta gjë çdo ditë. Nëse diçka e thyen këtë rutinë, mund të na prishë gjithë ditën.
Sigurisht që njerëzit ndryshojnë në nevojat e tyre për strukturë, por të gjithë kemi nevojë për disa rituale që përsëriten ditë pas dite. Të gjithë kemi nevojë për një nivel sigurie në jetët tona. Kështu ndodh edhe me fëmijët. Kur foshnja vjen në shtëpi nga materniteti, sugjerohet menjëherë një rutinë e strukturuar. Kjo është një renditje e parashikueshme e proceseve që pasqyrojnë se si të rriturit e jetojnë jetën.
Rutina përbëhet nga aktivitete që përsëriten në një rend të caktuar. Rutina nuk duhet ngatërruar me orarin. Është rutina që strukturon ditën dhe e bën jetën familjare të qëndrueshme. Të gjithë përfitojnë: foshnja e di ç’vjen më pas, fëmijët e tjerë kalojnë më shumë kohë me mamin dhe babin – të cilët janë më të qetë pasi kanë kohë edhe për veten e tyre.Më poshtë do të njiheni me rutinën e një foshnjeje
USHQIM, dita fillon me vaktin e mëngjesit, i cili është vetëm qumësht në fillim dhe më pas qumësht dhe ushqim pas gjashtë muajsh.
AKTIVITET, foshnjat argëtohen duke belbëzuar apo duke ua ngulur sytë vijave dhe yjeve të letrës së murit dhe fotografive. Duke u rritur ato komunikojnë dhe lëvizin më shumë. Llojet e aktiviteteve ndryshojnë me rritjen e tyre.
GJUME gjumi vërtet e rrit fëmijën. Ndryshe nga këshillat që dëgjojmë shpesh gjumi i mirë gjatë ditës e ndihmon foshnjën të flejë më gjatë natën, sepse duhet të jesh i qetësuar që të flesh mirë
KOHE PER VETEN, nëse foshnja nuk është në një rutinë të strukturuar, çdo ditë do të jetë e ndryshme, e paparashikueshme dhe ju do të keni
më pak kohë për veten. Ushqim, aktivitet, gjumë, është cikli natyral i jetës – dhe si shpërblim, kohë për veten. Me këtë rutinë ju nuk e ndiqni foshnjën, por e merrni situatën në dorë. Ju duhet ta vëzhgoni atë, t’i kuptoni shenjat, por jeni ju që e udhëhiqni drejt një rruge që do ta bëjë të zhvillohet. Prindërit që kanë vendosur një rutinë për fëmijën e tyre janë të aftë të kuptojnë më mirë dhe më shpejt çfarë kërkon fëmija në një moment të caktuar të ditës. E kemi ushqyer foshnjën (1-Ushqim) dhe ai është zgjuar që prej 15 minutave (2-Aktivitet); nëse fillon të grindet ka shumë mundësi që i flihet (3-Gjumë). Në të njëjtën kohë, nëse foshnja zgjohet pas një ore gjumë (3-Gjumë) ndërkohë që ju keni shijuar pak kohë për veten (4-Kohë për veten) edhe nëse nuk qan, ka shumë mundësi të jetë i uritur (1-Ushqim) dhe cikli i rutinës fillon sërish.
Rutina nuk aplikohet natën.
Pasi i bëni banjë fëmijës, para se ta vini në gjumë për natën, vendosni shumë krem pelenash. Mos e zgjoni foshnjën natën përveçse kur e merr uria. Ushqejeni ashtu, nëpër gjumë dhe pastaj vëreni sërish të flejë. Mos ia ndërroni pelenat përveçse kur e kuptoni që është ndotur. Shkeputur nga revista LIVING

Share With:



96 Views