Personazhet e njohur shqiptarë “na ftuan” në kujtime për të na treguar fëmijërinë e tyre

Duket se 2019-a ka nisur plot nostalgji për personazhet shqiptarë. Shumë prej tyre kanë bërë një kthim në kohë duke hapur “arkivat” dhe duke ndarë me publikun copëza nga fëmijëria e tyre përmes fotografive.

Jeni kuriozë si kanë ndryshuar ndër vite disa nga artistët më të njohur shqiptarë? Ju ku i keni:

Flori Mumajesi

Një çun Tirone i rritur në Kombinat! Flori ka ndarë me fansat një foto të moshës 6 vjeçare. I veshur me kostum marinari dhe i ulur mbi një kalë druri, ajo që tërheq vëmendjen është pikërisht buzqëqeshja që e karaktreizon edhe sot.

Bruno

Nuk njihet aspak apo jo? E vetmja gjë që mund të themi është që Burno qenka veshur mjaft “stil” që në atë kohë.

Elhaida Dani

Ka qenë pikërisht vllai i saj që e ka kthyer 23 vite pas në kohë duke i dërguar Elhaidës këtë foto të bërë në vendlindjen e saj, Shkodër. Jeni kuriozë pse Elhaida vogël duket aq me nerva në foto? Sepse mami i ka veshur minifund!

View this post on Instagram

Sapo ma dergoi vellai dhe me rizgjoi kaq shume kujtime … Ndoshta ishte viti ‘96 dhe jetonim ne Shkoder,,, familje jo e pasur ekonomikisht por e pasur me dashuri dhe lumturi! Kjo me siguri ka qene hera e pare dhe e fundit qe kam lejuar mamin te me vesh me minifund ! Prandaj nuk jam e lumtur ?❤️ ———————————————————————————This might have been the first and last time I allowed my mother to put a minidress on me,,, that’s why I look mad ! ?❤️ It was the year ‘96 and we were living in north Albania. Maybe growing up we weren’t the richest family , but what never missed in our home was love and happiness ! throwback #tbt #1996 #homesick

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93) on

Tayna

Edhe pse sot e shohim nën petkun e vajzës “gangstere”, shikoni sa e ëmbël ka qenë Tayna në fëmijërinë e saj. Si një nxënëse shembullore e veshur me uniformë.

Kida

“Vajzë apo djalë?” Ky është mbishkrimi me të cilin Kida ka shoqëruar foton e shumë viteve më parë teksa ishte ende bebe.

Ndërkohë pak vite më pas , me flokët e bukur dhe buzëqeshjen e ëmbël, Kida duket si një kukull.

Dua Lipa

Dua na ka kthyer pas në kohë me një video të mbushur me dashuri, ku artistja shfaqet duke puthur motrën e saj të vogël, Rinën e cila qëndron e shtrirë. Sa të ëmbla!

Samanta Karavella

Keni parë llasticë më të bukur se Samanta?  Në fakt e njëjta fytyrë e bukur që është edhe sot, sy të mëdhenj, hundën e vogël dhe buzëqeshjen e ëmbël.

Robert Berisha

Shumë ndryshe nga sot, por i njëjti simpatik! Sot e shohim brun, por 38 vite më parë Roberti ka qenë një beb shumë i lezetshëm me kaçurrela të verdha.

View this post on Instagram

#38yearchallenge ??

A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial) on

Rezarta Shkurta

27 vite më parë, një “kokëkashtë” si Rezarta! Në fakt duhet të themi që njëjtë si sot, artistja nuk ka harruar detajet si buzëkuqi apo thonjtë e lyer.

Vesa Luma

E njëjta mimikë, i njëjti shikim, e njëjta buzëqeshje! Pas kaq vitesh artistja vazhdon të ruajë të njëjtën thjeshtësi dhe ëmbëlsi.

View this post on Instagram

Vesa vogel?.. Little Vesa #feelingnostalgic

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) on

Hygerta Sako

Një foto e moshës 6 vjeçare në ditën e parë të shkollës. Hygerta ka sqaruar aq mirë çdo detaj të kësaj fotoje që nga modeli i flokëve e deri tek veshja. Shumë prej jush mund të kenë eksperienca të tilla me flokët “tas” apo pozat afër luleve.

Jona Spahiu

E lindur për ekran! Moderatorja bukuroshe ka ndarë më ndjekësit një video të një emisioni për fëmijë që transmetohej në atë kohë në Televizionin Shqiptar. Jona ishte vetëm gjashtë vjeç dhe prezantohej me një gjaegjezë.

Fjoralba Ponari

Ok sot është një yll, por e tillë ka qenë edhe e vogël! E veshur komplet me të bardha dhe me një çokollatë në dorë. Një “bullafiqe” aq e bukur.

Loredana Zefi

Foton nga fëmijëria e saj, Loredana, bashkëshortja e Mozzik, ka zgjedhur ta publikojë në një mënyrë krejt të veçantë, duke e bërë kopertinë të një prej këngëve të saj. Kënga në fjalë mban titullin “Buzëqeshje miliona dollarëshe” dhe kjo foto është e duhura për një mesazh të tillë.

Po ju jeni gati të hapni albumet dhe të publikoni foton tuaj të fëmijërisë?

Share With:
Translate »
1143 Views