Pesë shkaqet përse disa femra e kanë më të vështirë të mbesin shtatzënë

Një shtatzëni duket mjaft e thjeshtë, ju e dini tashmë ekuacionin, por shpesh, fertiliteti është si një thikë me dy presa. Rreth 12% e grave të moshës 15-44 e kanë të pamundur të sjellin në jetë një fëmijë. Shoqëria Amerikane e Mjekësisë Riprodhuese thotë se vetëm 5 deri në 10 për qind e grave vuajnë nga shterpësia e pashpjegueshme, por për femrat e tjera ekspertet kanë dalë në përfundimin se 5 faktorët e mëposhtëm ndikojnë në fertilitetin e femrës.
1. Mosha juaj
Mosha është matësi më i qëndrueshëm i fertilitetit të një gruaje. Nëse ju jeni nën moshën 40 vjeç, keni cilësi më të lartë dhe sasi më të madhe të vezëve. Mos harroni, ju keni lindur me të gjithë numrin e vezëve dhe me kalimin e viteve ky numër pëson rënie. Pas m
2. Pirja e duhanit 
Pirja e duhanit shkakton humbje të vezëve dhe i bën ato më pak të fekondueshme. Gratë që pinë duhan mund të abortojnë me shumë gjasa.
Duhanpirësit kanë tendencë për të kaluar nëpër menopauzë një vit apo dy më herët
3. Pesha trupore
Hulumtimet sugjerojnë se ekziston një lidhje e madhe mes peshës trupore dhe infertilitetit.
4. Koha e ngjizjes
Periudha më e mirë për të fekonduar vezën është dy javë përpara se t’ju vijë cikli.
5. Sëmundje të ndryshme që ndikojnë në fertilitetin e femrës
Endometrioza-kur indet rriten jashtë mitrës, mund të rrisë rrezikun e infertilitetit. Ovaret policistite një çrregullim endokrin, i cili mund të ndryshojë sinjalet hormonale mund të ndikojë gjithashtu në fertilitetin e gruas.

Burimi: Women’s Health

Share With:
Translate »
1239 Views