Pesëvjeçari shpëton babain e tij nga koma

Një djalë pesë vjeçar arriti të shpëtonte babain e tij, i cili kishte rënë në koma diabetike.

Ngjarja ndodhi në Glos-La-Ferriere, Francë.

Sipas shtypit francez, fëmija ishte në shtëpi me babain e tij, 44 vjeç, i divorcuar, dhe arriti ti telefononte urgjencës.

Operatorët e mbajtën në linjë për 40 minuta për të lokalizuar vendndodhjen e tij dhe për të gjetur vendbanimin.

‘’Alo, më duket se babai im ka vdekur. Jam tek shtëpia e tretë’’, mësohet të ketë thënë fëmija.

Policia, së bashku me emergjencat, kanë këshilluar fëmijën që të dalë te dera dhe të bëjë shenjë kur të shohë ambulancat.

Vendndodhja u arrit dhe babai i fëmijës u shoqërua për në spital.

Share With:
Translate »
689 Views