Pësoi vdekje të trurit gjatë lindjes, foto e fundit e nënës me foshnjën para se të ikte nga kjo botë

Kjo është foto e fundit e një nënë duke përqafuar foshnjën e saj të porsalindur para se të humbte jetën.

Nëna adoleshente pësoi atak kardiak pasi i erdhën dhimbjet e lindjes dhe truri i saj vdiq.

Teegan Barnard solli në jetë djalin Parker më 9 shtator të këtij viti në Spitalin St Richard në Chichester.

Megjithatë   17-vjeçarja pësoi komplikime gjatë lindjes. Ajo pati gjakderdhje të   brendshme që i shkaktoi atak kardiak.

Doktorët e mbajtën në jetë në spital për rreth 4 javë, por ajo u përkeqësua dhe v diq në 7 tetor me foshnjën e saj në krah.

Para se të humbte jeten Teegan kishte mundësinë të përqafonte për herë të fundit djalin, që nuk e njohu kurrë.

Foto u realizua nga nëna e saj, Abbie Hallawell e cila po kujdeset edhe për Parker.

Share With:
Translate »
698 Views