Pianisti shqiptar gjeni tregon vendin më të çuditshëm ku i ka rënë pianos

Orenc Graca ka marrë rreth 26-27 çmime për interpretimin e tij në piano, edhe pse është vetëm 13 vjeç. Ai është vlerësuar në Belgjikë, Austri, Itali, Greqi dhe shumë vende të tjera.

 

Nxënësi i shkollës artistike të Elbasanit, ka treguar në Top Shoë për talentin e tij dhe dëshirën e madhe për të interpretuar piano. “Nuk jetoj dot pa piano”, ka thënë ai duke zbuluar që pushimet pa instrumentin e dashur nuk janë aspak të këndshme. Koha më e gjatë pa i rënë pianos është vetëm një ditë, më pas duhet gjetur zgjidhja.

Dhe duke qenë që kërkon kudo që të jetë ta plotësojë këtë dëshirë, ndodh të ulet përballë pianos edhe në vende “të çuditshme”.

“Vendi më i çuditshëm ka qenë në aeroport. Isha duke u kthyer nga Roma ku mora çmimin Absolut dhe pashë një piano ku po luante një burrë i vjetër një muzikë tip jazz-i, që nuk më pëlqeu shumë të them të drejtën dhe i thashë a mund të çohesh pak?”, ka treguar Orenci. Vazhdimi ishte një tjetër sukses për të. Burri ia kishte liruar vendin me shumë dëshirë dhe djaloshi nga Elbasani kishte nisur të luante një pjesë shumë të vështirë, që kishte ndalur gjithë kalimtarët që e përqendruan vëmendjen te ai. Kur mbaroi, të gjithë duartrokitën fort…

 

Orenci tha që komplimenti profesional që i ka pëlqyer më shumë është për ndjeshmërinë e tij të veçantë në interpretim, të cilin ia ka thënë një pianist i njohur italian dhe ai e dallon mes të tjerëve prej letre apo metali, si çmimin joformal, më të veçantë.

Orenc Graca, talenti 13 vjecar me 26 cmime kombëtare dhe ndërkombëtare në piano, tregon vendin më të cuditshëm, që ai, i ka rënë ndonjëherë pianos! Ku mendoni vallë?

Posted by TOP SHOW on Friday, June 16, 2017

 
 

Share With:
Translate »
880 Views