Pickimi i merimangës desh i mori jetën vajzës 7-vjeçare, si e ngatërruan fillimisht me pickmin e mushkonjave

Një festë mes fëmijësh mund të ishte kthyer në një tragjedi për Bella Anderson, vogëlushen 7-vjeçare nga South  Ockendon e cila u përfundoi në spital pasi u pickua nga merimanga, një lloj i ngjashëm, por më pak i rrezikshëm se vejusha e zezë.  Sipas mamasë së vajzës, të cilës i duhet të jetojë për një kohë të gjatë me një shenjë të madhe në krahë, Jamie Anderson vajza nuk e mban mend se si ka ndodhur. Ajo ishte në një festë me pizhama me shoqet e saj të klasës ku ndjeu papritmas një therje në lëkurë, e cila i provokoi disa të kruara.

4FABCD3600000578 6127661 image a 6 1535997651001

Kur u kthye në shtëpi, mamaja Jamie mendoi se ishte thjesht një pickim mushkonje. Lëkura ishte e skuqur dhe e mavijosur, por me kalimin e orëve vuri re se në dorë iu formua një gropë e madhe. ‘’Fillimisht kishte madhësinë e një monedhe, por pastaj u zmadhua akoma e më shumë’’, -tregon Jamie për ‘’Daily Mail”. Pasi e dërgoi menjëherë në spital, Bella iu nënshtrua ekzaminimeve dhe testeve të ndryshme klinike deria mjekët e ‘’Broomfield Hospital” kuptuan që e kishte pickuar një merimangë. Bella-s i duhet të qëndrojë në spital për disa kohë dhe më pas të ndjekë një trajtim rigoroz në shtëpi.

Share With:
Translate »
1196 Views