Pilula e emergjencës (72 orëshe): Mitet dhe të vërtetat rreth saj

Pilula e emergjencës ose pilula e ditës më pas po bëhet gjithnjë e më popullore me kalimin e kohës edhe pse jo të gjithë i njohin veçoritë e saj në detaje. Çdo mëngjes ose pasdite, diku në botë, një grua merr një nga këto pilula me qëllimin e vetëm shmangien e një shtatzënie pasi ndihet e ekspozuar ndaj këtij rreziku.

Kjo metodë kontraceptive e cilësuar si ‘shpëtimtare’ është shpresa e miliona të rinjve dhe adultëve çdo ditë në botë.

Pasi e kanë marrë, grave u vjen në vend ngjyra e fytyrës, qetësohen dhe vazhdojnë jetën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Në shumicën e rasteve, informacioni që kanë gratë ka të bëjë direkt me shmangien e një shtatzënie të padëshiruar.

Përgjithësisht, njohuritë janë të kufizuara vetëm në këtë aspekt dhe ndonjëherë gratë mbështetn tek kjo pilulë për të mos marrë masat paraprake mbrojtëse. Për këtë arsye, është e nevojshme të dini gjithçka për funksionin e pilulës së emergjencës ose pilulës së ditë më pas.

Informacione mbi pilulën e emergjencës

Është një metodë urgjence. Duhet përdorur vetëm në raste kur ka ndodhur një incident i papritur si në rastin kur është harruar të merret pilula kontraceptive ose nëse prezervativi është çarë gjatë aktit.

Nuk është për përdorim të përhershëm.Ajo nuk zëvendëson metodat e tjera të parandalim, por është për përdorim eventual. Përdorimi i saj shumë i shpeshtë mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore tek gratë.

Efikasiteti i saj zvogëlohet me kalimin e orëve. Nëse e merrni pilulën e mëngjesit brenda 24 orërve pas aktit, efikasiteti i saj është 95%. Ai ulet deri në 60% deri në 72 orë.

Nuk parandalon sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Funksioni i saj është parandalues vetëm në lidhje me shtatzënitë e padëshiruara.

Ajo duhet të merret pas aktit. Përdoret vetëm në rast të një aksidenti të parashikuar që ju ekspozon ndaj rriskut të një shtatzënie, por nuk është efikase nëse e merrni para se të kryeni marrëdhënie seksuale.

Vazhdoni me metodat tradicionale të mbrojtjes. Pjesën tjetër të muajit, deri në menstruacionet e ardhshme, gruaja duhet të vazhdojë të përdorë metodën e saj të zakonshme kontraceptive për parandalimin e shtatzënisë. Marrja e pilulës së emergjencës nuk do të thotë që duhet të ndaloni kontracepsionet e tjera.

Si funksionon pilula e emergjencës

Merret një konfeksion i vetëm pilule ose dy doza që pihen çdo 12 orë, varet nga lloji i pilulës. Ajo që bën pilula e emergjencës është frenimi i fekondimit. Nëse gruaja është në fazën e parë të ciklit menstrual, pilula pengon ovulimin. Nëse veza është lëshuar, funksionon si barrierë në mënyrë që të mos arrijë uterusin dhe të takojë spermatozoidin.

A ka efekte abortive?

Në rast se shtatzënia ka filluar tashmë, pilula e emergjencës nuk shkakton abort. Ideja që e konsideron atë si një pilulë abortive, është e gabuar.

Në mënyrë të ngjashme, nëse fekondimi ka ndodhur gjatë marrjes së kësaj pilule, fetusi nuk rrezikohet. Nuk ka rrezik për keqformime ose defekte të tjera në zhvillimin e fëmijës. Është një tjetër nga konceptet e rreme që qarkullojnë rreth saj.

Efektet anësore të përodrimit të saj

Mund të shkaktojë të përziera dhe të vjella. Nëse të vjellat janë të shumta, duhet t’i drejtoheni një profesionisti për t’u siguruar nëse do t’ju duhet një dozë tjetër e saj.

Nuk këshillohet për gratë me sëmundje të rënda të mëlçisë, që vuajnë nga probleme të zemrës ose kanë një histori kanceri të lidhur me hormonet.

Përdorimi i saj i shpeshtë mund të shkaktojë dëme në zemër. Të gjitha gratë mund të kenë nevojë për to në një moment të jetës së tyre. Pasi të dilni nga ky ‘telash’, mbështetuni tek një metodë kontracepsioni e planifikuar.

Share With:



49 Views