Pink mbron fëmijët e saj ndaj komenteve fyese pas vizitës në Berlin: Po festojmë për jetën

Së fundmi, Pink ka vizituar Gjermaninë bashkë me fëmijët e saj dhe u shfaq më e lumtur se kurrë teksa publikonte momente të ndryshme nga vizita krah tyre në Berlin. Ajo ka postuar një foto në ‘Instagram’, ku fëmijët e saj shfaqen duke vrapuar në memorialin dedikuar holokaustit dhe i ka paraprirë komenteve fyese me fjalët: “Berlin të dua. Dhe për të gjithë komentuesit, këta dy fëmijë janë hebrenj, ashtu siç jam unë dhe familja nga ana e mamasë sime. Personi që e ka ndërtuar këtë vend ka besuar te fëmijët, tek të qenurit fëmijë dhe për mua kjo ndërtesë është një mënyrë për të festuar për jetën pas vdekjes. Mbajeni urrejtjen dhe gjykimet për vete”.

Share With:
Translate »
429 Views