“Pinoku” nuk do të jetë një film për fëmijë

“Pinoku” i Guillermo del Toro do të jetë një film i animuar, një muzikal për saktësi, por kjo nuk duhet të na mashtrojë. Regjisori meksikan na paralajmëron duke shpjeguar se “Pinoku” i tij, një projekt i zemrës që ka punuar për vite, nuk do të jetë një film për të gjithë familjen, por një film politik i vendosur gjatë ngritjes së Musolinit.

Duke e krahasuar Pinokun me përbindëshin e Frankensteinit, del Toro vazhdon: “Është një krijesë e lindur në mënyrë të panatyrshme nga një baba që largohet nga ai dhe i duhet të mësojë të pranojë dhimbjen, dështimin dhe vetminë“.

Share With:
Translate »
1036 Views