Pjesë e galasë për bamirësi, Rita Ora takon familjen mbretërore

Ditën e djeshme, është zhvilluar mbrëmja gala e bamirësisë në Londër, pjesë e të cilës kanë qenë emrat më të njohur të artit si dhe familja mbretërore.
Rita Ora ka qenë ajo, e cila me anë të një postimi në “Instagram”, ka shprehur mirënjohjen për ftesën që ju bë, dhe se sa emocionues ka qenë për të takimi me Princ William.
“Faleminderit që më ftuat @centrepointuk. Puna juaj ndihmon të rinjtë e pastrehë, e është vazhdimisht në rritje.
Ndihem e nderuar, që pata mundësinë të takoj, Lartëmadhërinë e tij, Princ William e të dëgjoja fjalimin e tij rreth shëndetit mendor”, ka shkruajtur ajo bashkangjitur me foton e publikuar.
Përveç Rita Orës, ishin të ftuar edhe shumë emra të tjerë të njohur e me infuencë te publiku, si Ellen DeGeneres, Ellie Goulding, Lady Kittu Spencer dhe Vera Ora.

Share With:
Translate »
383 Views