“Po shpresoj të përqafoj djalin tim”, ribashkohen pas shumë dekadash familjet koreane

Një grup të moshuarish nga Koreja e Jugut kanë shkuar në Korenë e Veriut për t’u takuar me të afërmit që nuk i kanë parë që nga Lufta e Koresë së viteve 1950-1953.

Lufta e ndau gadishullin korean dhe njerëzit që jetonin në anën veriore nuk ishin në gjendje të largoheshin.

Të dy Koretë, të cilat janë teknikisht ende në luftë, kanë organizuar takime ribashkimi edhe më parë, por kjo është e para në tre vitet e fundit.

Koreanojugorët u përzgjodhën nga një lotari, teksa personi më i moshuar ishte 101 vjec.

Këto takime të shkurtra kanë gjasa të jenë koha e fundit që familjarët do të takojnë njëri-tjetrin.

Kush do të marrë pjesë në takim?

Janë 83 koreanoverior dhe 89 pjesëmarrës nga jugu.

Njëqind njerëz u përzgjodhën nga secila anë, por disa u tërhoqën pasi u njoftuan se të afërmit që shpresonin të takonin, nuk jetonin më,

Një grua, 92 vjeçe, u tha gazetarëve se do ta shihte djalin e saj për herë të parë, që nga fundi i luftës.

Lee Keum-seom tha se ajo kishte humbur gjurmët e djalit të saj, në atë kohë katër vjec dhe të bashkëshortit të saj në panik për tu përpjekur që të largohej.

“Nuk e kam imagjinuar se kjo ditë do të vinte. Unë nuk e dija nëse ai ishte gjallë apo jo”, tha ajo për agjencinë e lajmeve AFP.

Teksa Hyun-Sook mezi pret të takoj motrat e saj.

“Unë jam mbi 90 vjeç, kështu që nuk e di kur do të vdes. Jam shumë e lumtur që jam përzgjedhur këtë herë, po fluturoj tani”.

Gjatë viteve të fundit, teka tensionet janë zbutur, dy Koretë kanë organizuar grupe të zgjedhura për të vizituar njëri-tjetrin. Ka pasur 20 takime të tilla gjatë 18 viteve të fundit.

Takimet e kaluara mes vëllezërve dhe motrave, prindërve dhe fëmijëve si edhe bashkëshortëve kanë qenë takime jashtëzakonisht të mbushur me emocione.

Share With:
Translate »
646 Views