Policia kërkon mamanë që “gjuante” për të dashur për djalin

Pasi morën një njoftim të çuditshëm, për një grua rreth të 50-tave që ndalonte vajza korridoreve të universitetit, policia e Merilendit në SHBA  zbuloi se bëhej fjalë për nënën e një studenti, e cila u tregonte vajzave foton e të birit, duke u sugjeruar të dilnin për një kafe.

Nuk dihet me saktësi se sa vajzave u është afruar, por shumë studentë u ankuan për pasigurinë që u krijonte prania e çuditshme e gruas.

Policia u detyrua të publikojë një njoftim që studentet të ruhen prej saj, duke dhënë përshkrimin, si dhe një foto.

Bëhej fjalë për nënën e një studenti, e cila u tregonte vajzave foton e të birit, duke u sugjeruar të dilnin për një kafe.

Nuk dihet me saktësi se sa vajzave u është afruar, por shumë studentë në Merilend, SHBA, u ankuan për pasigurinë që u krijonte prania e çuditshme e gruas,

Sigurisht që lajmi mori dhenë nëpër shkollë. Një nga studentët thotë: “Kjo mama po bën çmos që djali të mos jetë vetëm për Shën Valentin.”

Të gjithë djemtë ankohen se mamatë i turpërojnë kur vijnë nëpër shkolla, por ky duhet të jetë rasti më ekstrem.

Share With:
Translate »
585 Views