Portreti më i ëmbël familjar: Diellza pozon nga pushimet me të bijën dhe bashkëshortin

Katër muaj më parë, ish-missi Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën së bashku me partnerin, Fisnik Rugovën, e pagëzuan me emrin Helena.

Menjëherë pas lindjes, çifti nuk ka ngurruar ta publikojë të voglën në rrjete sociale dhe mund të themi me plot bindje se ajo është një kopje e të ëmës.

Së fundmi, dyshja ka nisur pushimet dhe me vete kanë marrë edhe të voglën, megjithëse është vetëm 4 muajshe.

Vetë Fisniku ndau me ndjekësit e tij në Instagram një foto të ëmbël të portretit të tyre familjar, teksa ndodheshin në plazh.

Ai mbante në krahë Helenën, ndërsa Diellza ndodhej përkrah tyre.

Çifti ka pozuar duke buzëqeshur, ndërsa fansat nuk kanë vonuar të komplimentojnë në komente familjen e re.

Share With:
Translate »
471 Views