Postimi më emocionues sot është padyshim në faqen e Olti Currit

Postimi më i bukur dhe i ndjerë ditën e sotme, padyshim ka qenë ai në porfilin e “Facebook-ut” të Olti Currit. Disa kohë më parë, Olti publikoi foton e një vajze të vogël e cila ishte e sëmurë, duke iu bërë apel të gjithëve për t’a ndihmuar të kurohej.

Sot, pas shumë muajsh, vajza e vogël është rritur dhe është me e shëndetshme se kurrë. Në “inbox-in” e Oltit sot u dërgua ky mesazh kaq i bukur: “Flm që postove foton time te faqja jote, më shtove mundesinë që të shpëtoja. Të përqafojmë”,  i shoqëruar me dy foto.

Ishte pikërisht vajza për të cilën Olti bëri apelin muaj më parë, e cila i ka shprehur mirënjohjen. Këtë mesazh Curri e ka shpërndarë në profilin e tij me mbishkrimin “Këto falenderime të zgjasin jetën dhe të bëjnë të harrosh gjithçka lexon online”.

E në fakt, këto gjeste humane na zgjasin jetën dhe neve teksa i shohim!

Share With:
Translate »
673 Views