Prekëse/ 92 vjeçarja takohet me dy fëmijët hebrenjë që fshehu dhe shpëtoi nga nazistët

Një grua greke, është takuar në moshën 92-vjeçare me motrën dhe vëllain hebre që i shpëtoi nga nazistët gjatë LDB.

Melpomeni Dina ishte adoleshente kur kreu gjestin e jashtëzakonshëm të fshehjes së gjashtë anëtarëve të familjes Mordechai dhe i ndihmoi ata të iknin nga vendi,

Ribashkimi mes lotëve dhe emocioneve u bë në muzeun përkujtimor të Holokaustit në Jeruzalem, teksa  të mbijetuarit Sarah Yanai dhe Yossi Mor sollën në event edhe 20 nipërit dhe mbesat e tyre.

Ngjarje të tilla kanë qenë shumë të zakonshme në këtë muze, por për shkak të viteve, kjo ka shumë gjasa të jetë e fundit në llojin e saj.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë ndjenjë,” u tha zonja Yanai gazetarëve. “Ishte shumë emocionuese për ne, të ishim përsëri bashkë. Ne ishim të fshehur në shtëpinë e saj. Ajo shpëtoi të gjithë familjen time. Gjashtë persona. Nuk mund ta imagjinoni sesa e rrezikshme ishte për të, për familjen e saj, të na mbante të gjithëve. Ata shpëtuan jetën tonë”, tha Yanai.

Duke shtrënguar duart e atyre që fshehu, i ushqeu dhe i mbrojti si adoleshente më shumë se 75 vite më parë, 92-vjeçarja Melpomeni Dina tha se tani ajo mund të vsdiste në paqe. BBC

Share With:
Translate »
455 Views