Prekëse/ Vajza e Youtube vlerësohet me çmimin e rëndësishëm

15-vjeçarja Niki Lilli, e famshme në Youtube, ka arritur të intervistonte në kanalin e saj një kryeministre, do të jetë fituesja më e re e çmimit të veçantë “Bafta”.

Vajza është plot energji dhe vetëbesim dhe thotë se ngacmuesit e Internetit, të cilët e quajnë “e shëmtuar” nëpër komente, nuk do t’ia ulin dot kurrë humorin.

Ajo u diagnostikua që në moshën 6-vjeçare me një shformim që mund t’i merrte jetën dhe që i shkaktoi shqetësime të rënda shëndetësore. Deri tashti u është nënshtruar 40 operimeve.

Pasi luftoi dy vjet me sëmundjen e rëndë, ajo nisi të postonte video në Youtube. Fillimisht e kishte mbyllur fare opsionin e komenteve dhe thotë se videot e ndihmuan me vetëbesimin, por tashti i ka lejuar komentet dhe thotë se kur futesh në Internet, e merr parasysh që do të ketë dhe fjalë të këqija, veç të mirave. Por nuk i bëjnë më përshtypje.

Kanali i saj është mjaft i ndjekur dhe tashti ka më shumë se 1 milion ndjekës.

Image
Share With:



73 Views