Presidenti uron Vitin e Ri nga spitali: Më shumë kurajo e shpresë, kujdes e solidaritet

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që vizitën e fundit dhe urimin e Vitit të Ri ta bëjë tek fëmijët e sëmurë dhe prindërit e tyre. Gjatë orëve të mbrëmjes, ai ishte në repartin e ‘Onkohematologjisë’ në QSUT, ku vizitoi vogëlushët që këtë natë do ta kalojnë në ambientet e spitalit.

Meta uroi dhe përshëndeti edhe stafin mjekësor që gjithashtu do ta kalojnë këtë natë në shërbim të të sëmurëve.

“Përmes kësaj foto me Amelian, vogëlushen nga Fieri që do e presë Vitin e Ri këtu në QSUT, ju uroj të gjithë fëmijëve me probleme të shëndetit: “Gëzuar Vitin e ri 2018”!

Më shumë kurajo e shpresë, kujdes e solidaritet, për një shëndet më të mirë e për më shumë gëzime e lumturi në familjet e tyre!

Shumë urime edhe për të gjithë personelin mjekësor që sot e presin ndërrimin e viteve larg familjeve të tyre të shtrenjta, por pranë fëmijëve dhe qytetarëve që kanë nevojë për kujdes e solidaritet sot”, u shpreh Presidenti.

Share With:



428 Views