‘Preva këmbën për t’i shpëtuar jetën vajzës sime’ rrëfimi i nënës heroinë që po përlot gjithë prindërit

Si m’u desh të sakrifikoja një këmbë që të shpëtoja jetën e vajzës sime”
Një grua 29-vjeçare nga Teksasi, e cila u përlas me motor kur ishte shtatzënë vendosi që të priste këmbën, në vend që ta ruante atë, për të mbrojtur fëmijën e palindur nga  operacionet e shumta që mund të duheshin.

Caitlin Conner, 29 vjeç ishte duke hipur në pjesën e pasme të motoçikletës së burrit të saj të saj Jaylon, në maj 2014, kur një taksi  ndryshoi korsi dhe rrëzoi motorin. Conner u dërgua në spital me disa lëndime, duke përfshirë kockat e thyera në këmbët e saj, një arterie të copëtuar dhe djegie nga fërkimi dhe rrëshqitja në rrugë.

Disa orë më vonë, një infermiere dha lajmin se Conner ishte katër javë shtatzënë, që do të thotë se ajo do të mund të kryente vetëm anestezi dhe ilaçe minimale për dhimbjen pasi për të shpëtuar këmbën e saj do të duheshin operacione. Pas gjashtë ndërhyrjeve që iu bënë brenda dy javëve (duheshin shumë të tjera), Conner vendosi të amputojë këmbën e saj të majtë poshtë gjurit, sepse ajo dëshironte të mbronte fëmijën e saj të palindur, e cila mund të përballej me efektet e operacioneve.

Që prej lindjes së vajzës në shkurt 2015, Conner zbuloi pasionin e saj për sporte për njerëzit me aftësi të kufizuara, dhe tani garon në çiklizëm, vrapim dhe not. Conner tha që ajo dhe ish-burri i saj ishin duke shkuar në shtëpinë e prindërve të tij kur ndodhi ngjarja. “Sapo mësova se isha shtatzënë, kuptova se duhet të kujdesesha edhe për dikë tjetër dhe nuk u përqëndrova vetëm tek vetja ime”, tha ajo.

‘Gjithçka kishte të bënte me fëmijën. Këmba ime nuk më përcakton si person, por mbajtja e foshnjës sime e bën në një farë mënyre. ‘ Conner pranon se të mësuarit për të ecur me një protezë ishte e vështirë pasi trupi i saj po ndryshonte me luhatjen e peshave dhe efekti i shtatzënisë në shpinë ndikoi në ekuilibrin e saj. Por ajo tha që qëllimi i saj ishte të niste të ecte para dhe ajo e lindi vajzën, Tinley më 13 shkurt 2015.

Pas shumë kohësh, Conner filloi të bënte CrossFit për të ndërtuar muskujt dhe u bë më e fortë për t’u kujdesur për vajzën e saj. “Fillova të bëj sa më shumë sporte të jetë e mundur vetëm për të parë se çfarë mund të bëja dhe gjeta një dashuri për notin, çiklizmin, skijimin, patinazhin dhe boksin,” tha ajo. Ajo tha se dëshiron të frymëzojë të tjerët të provojnë gjërat që i trembin. ‘Gjëja më e mirë që mund të bësh në jetë është të provosh!’ Tha Conner. “Unë isha aq e vetëkënaqur me jetën që bëja më parë dhe nuk mund të më pengonte humbja e këmbës për të bërë një jetë sa më të gjallë.

Share With:
Translate »
1430 Views