Prezenca e babait në sallën e lindjes lehtëson dhimbjet e nënës

Gjesti i mbajtjes se dorës gjate lindjes, nuk është vetëm një veprim i bukur. Sipas shkencëtarëve prania e personit që doni çliron disa enzima që ul presionin e gjakut ankthit dhe ju mbron nga dhimbja. Në studimin e universitetit të Kolorados morën pjesë 20 çifte të cilët u testuan me disa tuba me ujë të nxehtë të cilat ju lidhën tek duart. Ciftet u testuan dy herë njëherë me bashkëshortet e tyre dhe njëherë vetëm Në përfundim rezultoi se kur femrat qëndruan me partnerët e tyre gjatë eksperimentit e vlerësuan me 52% më pak të dhimbshëm eksperimentin në krahasim kur qëndruan vetëm. Gjithashtu pasi qëndruan pranë të dashurave të tyre arritën ta vlerësonin më mirë dhimbjen e kaluar nga femra, Autori i studimit Dr Pavel Goldstein shprehet se në momentin e mbajtjes se duarve truri i çifteve sinkronizohet dhe dhimbja ndahet tek te dy palët. Sipas tij ndarja e momenteve të dhimbshme midis çifteve krijon një marrëdhënie më të fort mes tyre pasi të dy palët arrijnë të vlerësojnë siç duhet dhimbjen që kalojnë.

Share With:
Translate »
1251 Views