Princ Harry ka një shqetësim për fëmijën e tij të parë

Është një periudhë emocionuese për Princin Harry dhe Meghan Markle, pasi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Dyshja së fundmi ka folur për faktin se mezi sa presin të bëhen prindër, por si çdo çift i ri bebi vjen edhe me shumë shqetësime.

Pavarësisht se në publik duket shumë natyral në sjellje me fëmijët, Harry është i shqetësuar për një gjë në veçanti.

Problemi i tij lidhet me botën se, ku do të rritet djali ose vajza që pritet të vijë në jetë.

“Si dikush që do të behët baba, jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë të përbashkët për ta bërë këtë botë më elastike dhe banorët e saj të ndërgjegjshëm për brezin e ardhshëm. E vetmja mënyrë për të përparuar nuk është t’ia lënë mundësive, por për të ndryshuar”, tha Harry në një deklaratë së fundmi.

Edhe më herët Harry është shprehur i shqetësuar për brezat e ardhshëm. Por ne kemi një pyetje: A është praktikuar si të ndryshojë pelenat?

Share With:



113 Views