Princ Harry: Nëna ime do të ishte dakord, ajo dhe Meghan do bëheshin mike të mira

Princi Harry tha se Princesha Diana dhe e fejuara e tij Meghan Markle do të kishin qenë ‘miqtë më të mirë’.

Harry e tha këtë deklaratë gjatë intervistës së tij të parë zyrtare me të fejuarën e tij Meghan Markle, pas njoftimit të tyre të fejesës së çiftit, shkruan DailyMail

Princi gjithashtu zbuloi se si e dashura e tij tha ‘po’ menjëherë kur ai u ul në një gjunj për t’i propozuar.

Kur u pyet nga mikpritësi i BBC Mishal Husain, nëse Princesha Diana do të shkonte mirë me nusen e saj të re, Harry, 33 vjeç, nuk hezitoi të përgjigjet.

Ai tha: ‘Oh, ato do të bëheshin mike të mira, pa dyshim, unë mendoj se ajo do të jetë mbi hënë tani, duke kërcyer lart e poshtë nga gëzimi. Ju e dini sa shumë më kanë ngacmuar mua, por pastaj, siç thashë, do të kishte qenë ndoshta mike shumë e mirë me Meghan”. “Por ju e dini me unazën dhe me gjithçka tjetër që po ndodh unë jam i sigurt se ajo është personi i duhur”, tha tutje Harry.

 Ndërkohë, zonjusha Markle, 36 vjeçe, shtoi për Princeshën Diana duke thënë se: “Ajo është me ne”, duke iu referuar edhe faktit se lidhja e saj me të do të ishte siç ka qenë me Julian.
 ‘Julia’ që zonjusha Markle ishte duke iu referuar ishte Julia Samuel, një nga mikeshat më të vjetra të Princeshës Diana.

Ajo u takua me Dianën në vitin 1987 kur të dyja ishin ulur pranë njëra-tjetrës në një darkë dhe, sipas znj. Samuel, ‘panë diçka te njëra-tjetra’.

Megjithëse princesha takoi dhe u tradhtua nga shumë miq, znj. Samuel mbeti besnike.

Ajo thuhet të jetë shumë e afërt me princat William dhe Harry dhe u bë ndrikull i princit Xhorxh (të birit të Williamit) në tetor të vitit 2013.

Share With:
Translate »
816 Views