Princ Harry sapo i shprehu dëshirën e gjinisë së bebit një fanseje

Princi Harry duhet se e ka të ndarë në mendjen e tij nëse do një vajzë apo djalë. 34-vjeçari do të presë fëmijën e tij të parë në pranverë të 2019-s, me bashkëshorten Meghan Markle.

Dëshira e princit u zbulua pasi një fanse në Sidnej e uroi për fëmijën që presin dhe shprehu dëshirën e saj.

“Urime! Shpresoj të jetë vajzë”, tha një grua nga audienca, ndërsa Harry iu përgjigj, “Ashtu shpresoj dhe unë!”.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, çifti nuk e di ende gjininë e foshnjës. Por deklarata e tij ditën e djeshme na la të kuptonim se princi dëshiron shumë që të jetë vajzë.

Çifti mbretëror është në një turne 16-ditor në Australi, Zelandën e Re, Fixhi dhe Tonga, por Meghan do të mungojë në disa prej eventeve në mënyrë që të ketë mundësi të çlodhet.

Share With:
Translate »
565 Views