Princ William: Nëse fëmijët e mi do të ishin homoseksual, do t’i mbështesja

Princ William është shprehur se do t’i mbështesë plotësisht fëmijët e tij nëse do të jenë homoseksualë. Ai ka folur për këtë çështje me një grup homoseksualësh që kanë mbetur të pastrehë për shkak të seksualitetit të tyre.

I pyetur nga grupi në fjalë sesi do të ndihej nëse fëmijët e tij kur të rriten do vendosin të jenë homoseksualë, William u përgjigj: “Absolutisht që është në rregull për mua”.

William shfaqi një tjetër shqetësim. “Ajo çfarë më bezdis mua është fakti jo që ata mund të jenë homoseksualë, por sesi do reagojnë të tjerët dhe presioni mbi ta”-tha ai, duke iu referuar pozitave të tyre në familjen mbretërore.

William dhe Kate Middleton janë prindër të tre fëmijëve; George-t (5 vjeç) Charlotte-s (4 vjeç) dhe Louis-it (1 vjeç).

Share With:
Translate »
503 Views