“Prince Harry dhe Meghan Markle në pritje të një fëmije prandaj shpejtuan fejesën”

Princi Harry dhe Meghan Markle, të cilët bënë publike fejesën në fillim të kësaj jave, do të organizojnë dasmën e tyre në majin e vitit 2018. Megjithatë, thashethemet kanë pushtuar mediet dhe përflitet se Meghan është shtatzënë. Një burim për “IN Touch Weekly” ka raportuar se shtatzënia e Meghan ka qenë arsyeja kryesore që çifti ka vendosur të kurorëzojë dashurinë në pranverë.

Meghan është shtatzënë. Harry dhe Meghan kanë folur gjithmonë hapur rreth faktin që duan të bëhen prindër sa më shpejt të jetë e mundur por nuk menduan që do ndodhte kaq shpejt. Ata dëshironin shumë një fëmijë. Është një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë burimi.

 

Share With:



603 Views