Princesha 13-vjeçare e Spanjës është një kukull e bukur dhe e adhurojmë që tani

Princesha Leonor është vetëm 13 vjeç dhe është vajza më e adhuruar në Spanjë, pasi është trashgimtare e fronit. Pas fjalës hapëse të babait të saj, Mbretit Felipe VI në 40-vjetorin e Kushtetutës së Spanjës, Princesha Leonor mbajti fjalën e saj të parë si pjesë e familjes mbretërore. Mbretëresha e ardhshme e Spanjës lexoi plot vetëbesim dhe kujdes nenet e parë të Kushtetutës së Spanjës, që njihet ndryshe si Magna Karta.

Në krah të vogëlushes qëndronte i ati i saj, tejet i lumtur për fjalën e parë të së bijës, ndërsa e ëma duartrokiste plot krenari e lumtur në rreshtin e parë të audiencës.

Edhe Mbreti Felipe VI, ishte gjithashtu 13 vjeç kur mbajti fjalën e tij të parë, ndaj ky ishte një event shumë emocional. Në përfundim të fjalimit në Madrit, babë e bijë ndanë një përqafim shumë të ëmbël duke dhuruar një moment magjik për të ftuarit.

Share With:
Translate »
701 Views