Princesha Charlote nis së shpejti klasën e parë, William dhe Kate e shoqërojnë në shkollë

Kate Middleton dhe Princ William kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me fëmijët e tyre dhe pavarësisht se bëjnë pjesë në familjen mbretërore, ata duken si një familje normale. Sipas “UsWeekly” në datën 5 shtator, Princesha Charlotte nis klasën e parë në shkollën “Thomas’s Battersea” dhe William së bashku me Kate do jenë ata që do e shoqërojnë. Sipas burimeve të portalit, të pranishëm nuk do jenë vetëm prindërit e vogëlushes, por dhe vëllai i saj George, i cili ka nisur shkollën që dy vite më parë në të njëjtin institucion. Megjithatë ata nuk janë të vetmit pjesëtarë të familjes mbretërore që shkojnë në “Thomas’s Battersea”, pasi aty është dhe kushërira e tyre 5-vjeçare. Edhe pse janë ende fëmijë, me siguri Princ George dhe Maud Windsor so kujdesen për Princeshën Charlotte, duke qenë se ajo është më e vogla e ‘grupit’.

Share With:
Translate »
530 Views