Princi George nuk e thërret ‘babi’ William-in, por me një pseudonim më të bukur

“Gan-Gan” (Mbretëresha Elisabeth) nuk është anëtarja e vetme e familjes mbretërore që Princi George i ka vendosur një pseudonim të ëmbël. Siç rezulton, 5-vjeçari nuk i referohet Princit William si “Lartësia e Tij Mbretërore”, “Duka i Kembrixhit”, apo edhe “Babi”. Ai, në të vërtetë, i thërret me një emër më të ëmbël, “Pops.”

Ndërsa Kate Middleton dhe Princi William ishin duke vizituar qytetin e Leicester-it për të nderuar Vichai Srivaddhanaprabha, kryetar i klubit të futbollit të Leicester City, i cili vdiq në tetor, Kate zbuloi pseudonimin. “Kate tha se William po luante futboll me fëmijët mbrëmë dhe njëri prej tyre tha, mendoj se ishte George, ‘A do të luani futboll nesër Pops?’”,- u tha gazetarëve menaxherja e biletave të LCFC, Fiona Sturgess.

Ndonëse Pops është një pseudonim shumë më i zakonshëm se diçka si Gan-Gan, nuk mund të imagjinojmë se si mund të tingëllojë theksi britanik dhe fëminor te George (ose edhe te Charlotte) ndërsa e quan Princin William “Pops”.

Bukur duhet të jetë…

Share With:
Translate »
766 Views