Princi William nuk paska dashur të bëhet mbret, por Harry është vetofruar ta zëvendësojë

Princi William duket sikur do të jetë një mbret perfekt dhe njerëzit dëshirojnë shumë ta shohin në fron. Me sa duket, princi jo gjithmonë ka pasur dëshirë të trashëgojë fronin dhe këtë ia ka thënë të ëmës, princeshë Dianës. Në një dokumentar të ri Jeremy Paxman ka treguar se princeshë Diana ka folur me të për dëshirat e djemve të saj, në një drekë private në Kensington Palace.

Po flisnim për fëmijët tanë dhe ajo më tregoi se William i thoshte shpesh se nuk dëshironte të ishte mbret. Nga ana tjetër Harry thoshte se nëse i vëllai nuk e donte këtë “punë” do ta merrte ai përsipër”, -ka treguar Paxman. Nuk e dimë nëse William vazhdon të ketë të njëjtin mendim edhe sot, por ka ende kohë ta mendojë pasi tani për tani mbretëresha Elisabeth nuk ka në plan të heqë dorë nga froni.

Share With:
Translate »
599 Views