Prindër, kujdes me edukimin e fëmijëve! E keqja ndërtohet në heshtje

“Oh sa mirë t’u bë se nuk dëgjon”, i thotë nëna fëmijës, kur rrëzohet apo pëson ndonjë dëmtim apo humbet diçka. Kjo shprehje e frikshme dhe njëkohësisht e pa menduar, përdoret nga të gjithë, të mëdhenj e të vegjël. Fëmijët, nën shembullin e të rriturve e praktikojnë ndërmjet tyre, kur njëri nga ata dëmtohet apo i prishet ndonjë lodër.

Ajo që është e dhimshme në këtë rast, qëndron te indiferenca e të rriturit aty pranë. Të rriturit as që i bën përshtypje se kjo shprehje është e dëmshme për zhvillimin e dhembshurinë dhe e të mirës. Të rriturit nuk i shkon në mendje se e ka për detyrë ti mësojë fëmijës që po mbyll derën e zemrës për tu bërë ashtu siç dëshiron, i mirë. Të rritur, e keqja nuk ndodh në një ditë, por ndërtohet në heshtje përditë. /Lira Gjika

Share With:



83 Views