Prindër për herë të tretë, Blake Lively dhe Ryan Reynolds ndajnë foton e parë me të voglën

Disa ditë më parë, aktorët e njohur Blake Lively dhe Ryan Reynolds u bënë prindër për herë të tretë.

Megjithëse u munduan ta mbanin të fshehtë nga publiku lindjen, lajmi u përhap kudo.

Blake dhe Ryan u bënë me një vajzë, emrin e së cilës nuk e kanë bërë ende të ditur për publikun.

Mirëpo, në rrjet ka qarkulluar foto e parë e çiftit me të voglën e tyre të cilën e mbajnë në krahë.

Ata shfaqen të buzëqeshur përballë njëri-tjetrit, ndërsa mes tyre ndodhet e bija, të cilës ia kanë mbuluar portretin.

Aktorët janë gjithashtu prindër të dy vajzave, James 4 vjeçe dhe Inez 2 vjeçe.

Share With:
Translate »
435 Views