Prindër së shpejti?! Hailey Bieber shuan kuriozitetin e të gjithëve

Tanimë që i madh dhe i vogël e ka marrë vesh se Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë zyrtarisht të martuar, të gjithë janë gati për pyetjen që përndjek çdo çift: Kur do të bëheni me fëmijë?!

Edhe përse nuk është puna e askujt ta dijë këtë informacion, Hailey kishte zemërgjërësinë të përgjigjej gjatë intervistës së parë si zonja Bieber në kopertinën e “Vogue Arabia”. Supermodelja sqaroi se ata nuk kanë plane të afërta të bëhen prindër, ndaj të gjithë le të qetësohen.

12 muajt e fundit të jetës së saj kanë qënë një aventurë e madhe dhe për revistën, Hailey rrëfeu se i është dashur pak kohë të mësohet me çmendurinë që ndodhte në rrjetet sociale.

“Pas martesës, kam kaluar shumë pak kohë në rrjetet sociale. Më ka ndihmuar shumë të balancoj gjithçka në jetën time. Kam zgjedhur të qëndroj në hije dhe të shijoj jetën” – u shpreh bashkëshortja e këngëtarit Justin Bieber.

Çifti i njohur është zhvendosur në shtëpinë e tyre në Kanada, për t’i shpëtuar syrit të kureshtarëve dhe paparacëve të shumtë.

Shpërndaje

Share With:
Translate »
662 Views