Prindër të një vajze, çifti i njohur i showbizit shqiptar ndahet pas 3 vitesh martesë

Pas 3 vitesh martesë, çifti i njohur shqiptar ka vendosur ti jap fund një herë e  mirë marrëdhënies së tyre. Bëhet fjalë për këngëtaren Vjosa Shehu dhe muzikantin Milot Binaku, të cilët prej kohësh nuk janë parë më bashkë dhe madje në rrjetet sociale janë fshirë të gjitha fotot që kanë pasur së bashku.

Burime për ‘Prive’ kanë konfirmuar ndarjen duke thënë se Miloti dhe Vjosa prej kohësh tashmë nuk jetojnë më bashkë.

‘Miloti dhe Vjosa ka disa muaj që nuk jetojnë bashkë. Sidoqoftë në mes kanë vajzën dhe për këtë arsye po mbajnë raporte solide me njëri-tjetrin’, tregojnë burime pranë çiftit.

Share With:
Translate »
967 Views