Prindër të një vajze, Stine pranon publikisht ndarjen nga partnerja: Do jemi më mirë pa njëri-tjetrin

Edhe pse është përfolur kohët e fundit për një ndarje të mundshme, askush prej çiftit nuk kishte konfirmuar asgjë. Stine dhe partnerja e tij, Graciela, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre disavjeçare, me sa duket, kohë më parë. Çifti janë prindër të një vajze 2-vjeçare Estia.

Megjithëse postimet e këngëtarit të njohur dhe të partneres së tij kanë qenë mjaft të kufizuara, diçka për raportin e tyre zbuloi pak kohë më parë, Alida, motra e Stines, e ftuar në “Zonë e lirë” në Tv Klan. Ajo tha se Stine dhe Graciela nuk jetojnë bashkë, por janë shumë të lumtur që kanë një vajzë si Estia e bukur.

Në këtë fundvit, Stine gjen guximin për të pranuar lajmin e shumëpërfolur. Me një foto të ish-partneres në Instagramin e tij, këngëtari shkruan: “Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku. Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin. E kemi pasur fatin dhe mundësinë më mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë. Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”

Asgjë nuk mbetet më për të thënë pas kësaj. Fansat e kanë përgëzuar Stinen për guximin e shprehur publikisht.

Share With:
Translate »
754 Views