Prindërit dhe përralla na e paskan mësuar gabim: Hunda tkurret kur themi gënjeshtra

Historia e Pinokios tregon për një djalë të vogël, të cilit i rritej hunda sa herë që gënjente, por e vërteta po del të jetë ndryshe – së paku për ‘djemtë e vërtetë’.

Shkencëtarët zbuluan se hunda tkurret kur themi gënjeshtra, sepse i bie temperatura, transmeton Telegrafi.

Pajisja speciale që përcjellë ndryshimet e temperaturës, ka gjetur se hunda ftohet dhe pjesa sipërme e  fytyrës nxehet kur dikush nuk e thotë të vërtetën.

Madje pretendohet se testi është ‘më i besueshmi në botë’ – dhjetë herë më i avancuar se poligrafi i famshëm.

Ndryshimet e temperaturës së fytyrës

Hulumtuesit e Universitetit Granada, e kanë bërë një studim të detajuar të ‘efektiti Pinokio’.

Kur ne themi gënjeshtra, temperatura e majës së hundës bie për 1.2 gradë Celsius, derisa balli nxehet për 1.5 gradë Celsius. Sa më e madhe të jetë diferenca e temperaturës, në mes të dy regjioneve, tregon se dikush po rren.

Ky reagim i çuditshëm nxitet nga veprimtaria e trurit, që fillon të ngrohet, si dhe stresi në të cilën ndodhemi.

“Për të gënjyer, duhet të përdoret truri për të menduar, kjo e nxehë ballin” ka thënë Dr Emilio Gomez Milan, që është në krye të hulumtimit.

Sipas tij, ankthi dhe stresi bën që hunda të ftohet në masë të madhe. Megjithëse, ky efekt nuk vërehet as prej atyre që e kanë pamjen shumë të mprehtë.

Testimet me studentë që gënjenin përmes telefonit

Për të ardhur në këtë përfundim, është bërë një testim me 60 studentë, të cilëve iu kërkohej të gënjenin, derisa skanoheshin prej aparatit që regjistron ndryshimet termale.

Atyre iu kërkua të telefononin partnerin apo shokun e ngushtë, që në një bisedë prej katër minutash t’ju tregonin se si e kanë takuar një të famshëm që e pëlqejnë, apo janë përfshirë në aksident.

Kamera me detektim termal, ka treguar se 80 për qind e tyre, patën ‘efektin e kundërt të Pinokios’ meqë hunda iu tkurrej na masë të vogël, ndërsa balli iu nxehej.

“Që të kemi një pasqyrë më të vërtetë, do të bëjnë studime në situata normale. Do të testojmë refugjatët në kampe, si dhe të ndaluarit nëpër aeroporte” ka thënë Dr Milan.

Në këtë formë, pritet që testi i gënjeshtrës të jetë edhe më i besueshëm, meqë temperatura e fytyrës tregon më shumë lidhur vërtetësinë e asaj që thotë dikush.

Share With:
Translate »
564 Views