Prindërit e nxënësve në Emin Duraku i bëjnë peticion ministres

Prindërit e nxënësve të shkollës “Emin Duraku” në Tiranë, refuzojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, nga frika e pasigurisë së godinës pas tërmetit të 26 nëntorit.

51 prindër i kanë dërguar ministres së Arsimit, Besa Shahini, një kërkesë, ku kërkojnë garanci për siguri në mënyrë që t’i dërgojnë fëmijët në shkollën 9-vjeçare.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, një pjesë e kësaj shkolle u mbyll për shkak të dëmeve.

Nxënësit u tha se do të zhvillojnë mësimin turnin e dytë, në pjesën më të sigurt të godinës.

Por duket se ky vendim nuk u pëlqen prindërve të nxënësve, të cilët druhen për sigurinë e fëmijëve të tyre.

Share With:
Translate »
464 Views