Prindërit nuk e pranojnë, por e kanë një fëmijë të preferuar

Për një kohë të gjatë është debatuar se a mund të shfaqin prindërit favorizim ndaj një fëmije tjetër.

Ata të cilët pohojnë se e kanë “sindromën i të qenit fëmija i mesëm” – fenomen mjaft i vërtetë i cili shpie që fëmija i mesëm të ndihet i neglizhuar dhe i papërfshirë në krahasim me vëllezërit e motrat – do të pajtoheshin se nuk është e pamundur që prindërit të shfaqin favorizim ndaj njërit fëmijë.

Tani, duket se ky dyshim është konfirmuar edhe shkencërisht, ku një studim ka zbuluar se prindërit kanë tendenca ta favorizojnë fëmijën e vogël.

‘Mumsnet’ ka kryer një anketim me 1,185 prindër dhe ka zbuluar se një pjesë e madhe e prindërve e kanë pranuar se e pëlqejnë njërin fëmijë më shumë, ndërkaq edhe gjyshërit e favorizojnë njërin nip ose mbesë.

Më shumë se gjysma e prindërve kanë treguar se fëmija i preferuar është më i vogli, ndërkaq vetëm 26% kanë thënë se fëmija i preferuar është i madhi.

Share With:
Translate »
653 Views