Prishtinë, i mituri gjuan me pistoletë, plumbi bie mbi makinën në ecje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një i mitur ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa plumbi ka përfunduar në një makinë.
Incidenti u regjistrua në rrugën “Xhemail Ibishi”, në Prishtinë.
Sipas mediave kosovare nuk raportohet për persona të lënduar.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe se si i mituri siguroi armën.
Aktualisht policia ndodhet në vendin ku ndodhi ngjarja dhe po punon për zbardhjen e saj.

Share With:
Translate »
712 Views