Projekti mësimor në Shqipëri, “3 lëndë në 6 orë”

Sistemi i mësimit në shkolla pritet të revolucioanilozhet. Për herë të parë mësues, prindër dhe nxënës kanë propozuar ndryshim në orarin e mësimit. Përmes platformës për bashkëqeverisjen me qytetarët, është propozuar projekti “3 lëndë në 6 orë” për shkollat 9-vjeçare. Gjatë një komunikimi me kryeministrin Rama, mësuesit thanë se zbatimi i këtij projekti do të sillte më tepër përqendrim të nxënësve në mësim.Edhe psikologët mbështesin nismën, duke argumentuar se nxënësit bëhem më produktiv. Të kënaqur janë vetë nxënësit, të cilët ankohen për mbingarkesë. Kryeministri Rama vlerësoi propozimin, i cili sipas tij,  mund të vijë vetëm nga ata të cilët janë në kontakt të përhershëm me shkollën. Ky projekt ishte i pari që është përzgjedhur nga propozimet mbërritur në platformën për bashkëqeverisjen me qytetarët.

Share With:
Translate »
989 Views