Psalm një ‘kopje’ e motrës së tij, Kim Kardashian publikon pamjet e plotë të vogëlushit

Pak muaj më parë, Kim Kardashian u bë nënë për herë të katërt. Ajo vendosi ta quante djalin e saj Psalm dhe deri më sot nuk kishte publikuar asnjë foto të tij ku mund të duket qartë. Mesa duket muajt kanë kaluar me shpejtësi dhe as vetë Kim nuk mund ta besojë se sa është rritur ai. Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e fansave dhe miqve të saj kanë vënë re se Psalm është një ‘kopje’ e motrës së tij, Chicago dhe në fakt kjo gjë është e dukshme, pasi ai ka të njëjtët sy të tërhequr, hundë të vogël dhe buzë si motra e tij. Edhe pse ende një vogëlush, Psalm ia ka dalë të vjedhë zemrën e të gjithëve me ëmbëlsinë e tij. Tani presim të shohim hapat e tij dhe pse jo, fjalët e para.

View this post on Instagram

I meannnnn my baby Psalm is so sweet!!!

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Share With:



39 Views