Pse duhet të flini në krahun e majtë

Të gjithë e dimë se gjumi i mirë është shumë i nevojshëm për aktivitetet tona ditore dhe nivelin tonë të energjisë.

Edhe më parë kemi dëgjuar nga ekspertët se rekomandohet të flini në krahun e majtë, por përse?.

E përmirësoni funksionin e sistemit limfatik

Sistemi limfatik luan rol vital në trupin tonë duke i larguar mbetjet dhe toksinat nga sistemi.

Ekspertët thonë se ena më e madhe limfatike apo sistemi limfatik gjendet në pjesën e majtë të trupit tonë.

Duke fjetur në këtë krah, ne mund ta ndihmojmë t’i përpunojë materialet e mbetura në mënyrë efikase.

E zvogëlon thartirën në lukth gjatë natës

Nëse vuani nga thartira e lukthit, atëherë është ide e mirë të flini në krahun e majtë për gjumë të mirë.

Në këtë pozitë, lukthi gjendet në një pozicion e cila i parandalon përmbajtjet e lukthit të kthehen në ezofag.

E shpëton mëlçinë nga mbingarkesa

Pasi që mëlçia është në anën e djathtë të trupit, shtrirja në krahun e djathtë mund të shkaktojë presion mbi të.

Duke fjetur në krahun e majtë, ju nuk do t’i lejoni toksinat dhe substancat tjera të dëmshme ta mbingarkojnë mëlçinë.

Fjetja në krahun e majtë është e mirë për zemrën

Ana e majtë e zemrës e pranon gjakun nga mushkëritë dhe e pompon në trup. Prandaj, fjetja në krahun e majtë mund ta ndihmojë zemrën ta bëjë punën e vet më lehtë dhe me më shumë efikasitet.

Share With:
Translate »
495 Views