Pse fëmijët e duan më shumë njërin prind? Mësoni çfarë duhet të bëni në këtë rast

Në 90% të rasteve, fëmijët janë të lidhur më shumë me njërin prind. Nëse edhe ju prindër jeni në të njëjtën situatë, mos e merrni personale dhe mos dyshoni tek aftësitë tuaja prindërore. Ndoshta mund të lëndoheni paksa që fëmija juaj preferon më shumë mamin ose babin, por kjo gjë varet edhe nga periudha të ndryshme të jetës, prandaj situata mund të kthehet në favorin tuaj më vonë. Bright Side tregon se pse fëmijët janë gjithmonë të lidhur më shumë me njërin prind dhe çfarë duhet të bëni ju në këtë rast:

A e preferojnë vërtet fëmijët njërin prind më shumë?

E këni vënë re që fëmija juaj pëlqen më shumë të vishet, ushqehet nga partneri ose partnerja juaj? Pra, fëmija e shijon më shumë kujdesin e njërit prind, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ju vazhdoni të mbeteni një prind i mirë.

Pse ndodh kjo gjë?

Fëmijët ose adoleshentët mund të tregojnë preferencat e tyre në periudha të ndryshme për arsye të ndryshme. Sa i përket fëmijëve të vegjël ata lidhen më shumë me njërin prind për shkak të kujdesit dhe përkushtimit më të madh që një prind tregon ndaj tyre. Ndërsa adoleshentët, kanë atë periudhën e emocioneve të forta dhe mund të kalojnë nga njëri prind tek tjetri.

Mos e lini këtë situatë t’ju mërzisë

Mund të mos jetë e lehtë, por gjëja më e mirë në këto raste është ta lësh fëmijën të bëjë zgjedhjen e tij. Prindërit që e kërkojnë me ngulm vëmendjen e fëmijës, i çojnë ata automatikisht drejt mamit ose babit. Kujtoni që kjo është një fazë e rritjes së fëmijëve që do të kalojë shumë shpejt. Qëndroni të qetë dhe të duruar dhe fitoni terren në kohën tuaj të lirë duke qëndruar me fëmijët më shumë.

Siguroni që të dy prindërit kalojnë kohë të njëjtë me fëmijën

Edhe nëse je prindi i preferuar, siguroni që fëmija të ketë mundësinë për të bërë qejf edhe me prindin tjetër. Mund të ndodhë që gjatë kohës që ju punoni ose të bëni punët e shtëpisë, fëmija kënaqet me prindin tjetër. Kjo do ta bëjë edhe marrëdhënien tuaj si familje më të shëndetshme.

Bëni aktivitete si familje

Aktivitetet në grup janë të mrekullueshme sepse aktivizojnë të gjithë dhe askush nuk është i përjashtuar. Është një ide e mirë që të bëni një kalendar me aktivitetet e familjes si për shembull t’i lexoni një libër fëmijës dhe ta bëni me radhë me partnerin/partneren tuaj. Edhe një lojë 10 minuta me fëmijën tuaj mund të tërheqë vëmendjen e vogëlushit tuaj dhe prindi më pak i preferuar fiton pikë.

Flisni me partnerin tuaj

Jeni ose nuk jeni prindi i preferuar i fëmijës, partneri/partnerja juaj duhet t’i dijë ndjenjat e tua. Në vend që ta merrni personale këtë situatë, mos i mbani ndjenjat përbrenda, por flisni me partnerin/partneren dhe bëni një plan se si t’i balanconi marrëdhëniet në mënyrë që të gjithë të jeni rehat me njëri-tjetrin.

Sido që të ndiheni tregojuni atyre dashuri dhe përkushtim

Të ndihesh i/e braktisur dhemb, por nëse ndiheni në këtë mënyrë, shmangni kritikat dhe fajësimin për partnerin/partneren tuaj. Mos tregoni agresivitet dhe zhgënjim, por komunikoni me dashuri dhe respekt. Kritikat dhe komentet negative do ta bëjnë fëmijën tuaj të ndihet keq dhe t’u jepni më pak motivim që të bëheni prindi i preferuar. Bëhuni i zgjuar dhe i duruar që të dilni i fituar nga kjo situatë.

Share With:
Translate »
687 Views