Pse keni gjakderdhje gjatë shtatzënisë

Edhe pse shumica e shtatzënave kur vërejnë gjakrrjedhjen gjatë shtatzënisë menjëherë e mendojnë më të keqen, gjakrrjedhja në disa muaj të parë të shtatzënisë mund të shfaqet nga shumë shkaqe, por nuk janë të gjitha shkaqet rast për brengosje

9 nga 10 femra te të cilat shfaqet gjakrrjedhja gjatë shtatzënisë, lindin bebe të shëndetshme.

Çdo gjakrrjedhja gjatë shtatzënisë kërkon konsultim me gjinekologun apo me maminë.

Nëse gjakrrjedhja është e pakët shkoni te mjeku për t’i bërë kontrollet e nevojshme, mirëpo nëse gjakrrjedhja është e madhe dhe e shoqëruar me dhembje, ndërkaq ju ndiheni keq dhe keni marramendje, është e nevojshme të kërkoni ndihmën e shpejtë mjekësore.

Këta janë disa nga shkaktarët e mundshëm të shfaqjes së gjakrrjedhjes gjatë shtatzënisë:

1. Gjakrrjedhja implatacionale gjatë shtatzënisë

Nëse vëreni gjakrrjedhje të pakët ngjyrë të gështenjtë apo rozë, me siguri fjala është për gjakrrjedhje implatacionale, e cila zakonisht shfaqet shumë herët në fillim të shtatzënisë dhe mund të shfaqet në kohën e pritjes së menstruacioneve.

2. Gjakrrjedhja periovulacionale (e ashtuquajtura spotting)

Kjo gjakrrjedhje është e ngjashme me gjakrrjedhjen menstruale vetëm që më e pakët dhe ngjyra mund të oscilojë nga e kuqja deri te e gështenjta. Gjithashtu mund të shfaqet në kohën e pritjes së menstruacioneve.

Hormonet e shtatzënisë kanë për detyrë që të pengojnë menstruacionin, mirëpo te disa femra hormonet ngadalë ndryshojnë prandaj shkaktohen gjakrrjedhje në muajt e parë të shtatzënisë.

3. Erozioni i fytit të mitrës

Erozioni i fytit të mitrës shfaqet për shkak se në shtatzëni fyti i mitrës ndryshon, bëhet më i butë dhe më i ndjeshëm ndaj infeksioneve. Zakonisht shkakton gjakrrjedhje të butë.

Nëse vëreni gjakrrjedhje duhet të shkoni te mjeku për hulumtuar hollësisht për shkak se erozioni i fytit të mitrës mund të jetë shkaktuar nga infeksioni apo madje edhe nga kanceri.

4. Polipet

Ndonjëherë gjakrrjedhja mund të ndodhë nga polipe beninje. Nëse mjeku juaj konstaton që keni polipe ato nuk do t’i eliminojë derisa jeni shtatzënë, për shkak që ata spontanisht mund të tërhiqen pas lindjes.

5. Dështimi spontan

Gjakrrjedhja e madhe në shtatzëni është simptomë e cila kërkon ndihmë të shpejtë mjekësore. Mund të shkaktojë dështim spontan, ndërkaq simptomat janë gjakrrjedhja e dhembshme, dhembja e madhe në pjesën e poshtme të stomakut dhe marramendja.

6. Shtatzënia jashtë mitrës

Ndodh kur qeliza vezore e ngjizur zhvillohet jashtë mitrës. Kryesisht në vezore. Gjakrrjedhja shoqërohet me dhembje të mëdha në stomak. Në këtë rast bebja nuk mund të zhvillohet për shkak se është i domosdoshëm operacioni ndërkaq shtatzënia për fat të keq nuk mund të vazhdohet.

Pa marrë parasysh shkakun, çdo gjakrrjedhje në shtatzëni kërkon konsultim me mjekun kompetent.

Share With:
Translate »
667 Views