Pse kjo grua bëri foto me fëmijët pranë kufomës së burrit?

Një grua në Ohio burri i së cilës vdiq nga mbidoza e heroinës ka publikuar një foto me fëmijët e saj pranë arkivolit të hapur për t’i bërë jehonë asaj që ajo e cilësoi si një vdekje që mund të ishte shmangur.

Eva Holland tha se burri si saj, Mike Settles, 26, vdiq më 2 shtator pas mbidozës në Cincinati. Babai i dy fëmijëve kishte dalë i rehabilituar nga një qendër në Krishtlindje nga varesia ndaj heroinës.

Gruaja e tij bëri një foto të pazakontë duke buzëqeshur pranë kufomës së bashku me dy fëmijët, por shpjegoi: “E di që disa nuk do të ndihen mirë nga kjo foto ose do të urinojnë nga frika, por e bëj sepse dua të tregoj realitetin e gjendjes”.

“Kjo ishte e parandalueshme dhe nuk kishte nevojë të ndodhte por një zgjedhje e gabuar shkatërroi familjen e tij. E di se shumë njerëz mund të zhgënjehen që po e vendosë atë kështu hapur por fshehja e fakteve vetëm do të bëjë që kjo epidemi të vazhdojë. E vërteta e ftohtë është se heroina vret. Mund të mendoni se nuk do t’ju ndodh kurrë juve por qëllojani çfarë, edhe Mike mendonte kështu. Ishim bashkë për 11 vjet. Ai kurrë nuk do ta imagjinonte se jeta e tij do të përfundonte kështu”, shkroi ajo mes tjerash në statusin e saj në Facebook.

Share With:



238 Views