Pse kur është ftohtë kemi nevojë të urinojmë më shpesh

A e keni vërejtur se kur është ftohët e ndjeni nevojën që të urinoni më shpesh?

Faktikisht ka arsye mjekësore për këtë dhe nuk jeni të vetmit që e përjetoni, transmeton Telegrafi.

E gjitha kjo shkaktohet nga një proces që quhet “diereza e ftohtit”, e cila është një proces nëpër të cilin kalon trupi kur temperaturat bien.

Pra, faktikisht e gjitha ndodh për një arsye të mirë.

Ky reaksion biologjik ndodh në mënyrë që ta ridirektojë gjakun që të krijojë ngrohtësi, ndërkaq veshkat lirojnë më shumë lëngje për ta stabilizuar presionin apo shtypjen.

Ky proces pastaj e rritë prodhimin e urinës, duke ju bërë ta ndjeni nevojën që të urinoni më shpesh gjatë muajve të dimrit.

Ky fenomen nuk është i rrezikshëm në shumicën e rasteve, por mund të ndikojë në balancimin e kripës, ujit dhe mineraleve që gjenden në trup.

Share With:
Translate »
490 Views